Shala: Programi i PDK-së i duhet Kosovës pas 9 shkurtit
16 janar 2025
| 14:07
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka shpalosur para banorëve të Komaranit programin e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Shala ka thënë se ky program i duhet Kosovës pas 9 shkurtit.
“Një ekonomi që gjeneron zhvillim e punësim, një qeverisje që kujdeset për veteranët, familjet e dëshmorëve, për mësuesit, për policët, mjekët, zjarrfikësit është drejtimi që i duhet Kosovës pas 9 shkurtit. Mbështetje të madhe gjetëm edhe në nëndegën e tretë të PDK-së në Komoran, një lokalitet që gjithmonë ka qenë krah nesh. Faleminderit për mbështetjen! VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.