Shala: Programi që ofron Nisma është më i miri
Sekretari për marrëdhënie me publikun i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala,ka thënë janë duke marrë besim dhe vullnet nga çdo takim i të këtij subjekti politik në në terren.
Shala ka thënë se lista dhe programi që ofrojmë ne si Nisma Socialdemokrate është më i mirë për të gjithë.
“Dje bashkë me kryetarin Fatmir Limaj, ministrin Skender Reçica, sekretarin Bilall Sherifi, dhe kandidatin për deputet Bekim Brestovcin, takuam shumë qytetarë nga Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Ferizaj, qytetarë që meritojnë më shumë se sa që u është dhënë në krejt këto vite. Lista dhe programi që ofrojmë ne si Nisma Socialdemokrate është më i mirë për të gjithë. Tubimet e tilla ma forcojnë bindjen se Nisma dhe koalicioni ynë do të korrin rezultate të mëdha në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/