Shala: Projektligji për demarkacionin, marrëveshje jo e qartë
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se Projektligji aktual për demarkacionin nuk mund të votohet pasi nuk është marrëveshje e qartë dhe konkrete.
Sipas tij, në këtë projektligj ka dy raporte të cilat bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.
“Ai projektligj si mbështetje ka dy raporte të cilat kundërshtojnë njëra tjetrën. Është një raport në bazë të cilës është arritur marrëveshje me Malin e Zi por që është ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi. E është tjetra marrëveshje që sqaron se po dëmtohet territori i Kosovës”.
“Ky projektligj për këtë arsye s’mund të votohet me këto dy marrëveshje. Marrëveshja duhet të jetë e qartë dhe konkrete”, ka thënë Shala.
Ai ka theksuar se zgjidhje për ta ratifikuar demarkacionin është shumë afër. “Problemi ka të bëjë me qëndrimet politike dhe zgjidhja është shumë afër. Na jepni rast, të keni parasysh që jemi opozitë, jemi deputetë përfaqësues të popullit të Kosovës”, ka thënë Shala.