Shala publikon fotografi të rrallë me dëshmorin Agim Çela dhe Bislim Zyrapin

25 nëntor 2018 | 12:21

Ish-ministri i Mjedisit dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat Shala, ka vazhduar me publikimin e disa fotove ekskluzive me protagonistët e luftës çlirimtare.

Kësaj radhe, Shala ka publikuar një fotografi me dëshmorin Agim Çela dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Nga arkivi i fotografive të mija nga koha e angazhimit në UÇK. Në foto: Agim Çela (dëshmor i kombit), Bislim Zyrapi e Ferat Shala. (Luzhnicë, 1998). Agim Çela ishte njëri nga personalitet më emblematike të oficerëve të karrierës në kuadër të strukturave komanduese të UÇK-së. Ai ra heroikisht në Betejën e Rahovecit në verën e vitit 1998”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/photos/a.1686942351581260/2270733379868818/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar…