Shala publikon një foto të rrallë nga koha e luftës së UÇK-së
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat Shala, ka vazhduar me publikimin e fotografive të rralla nga koha e luftës çlirimtare.
Kësaj radhe, Shala në llogarinë e vet në “Facebook”, ka publikuar një fotografi me bashkëluftëtarë, e cila është realizuar në Divjakë.
“Të nderuar miq, sot do të ndajë me ju një fotografi të realizuar në pranverën e vitit 1999 në Divjakë, pranë selisë së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Kjo foto bart në vete edhe simbolikën e angazhimit, gatishmërisë dhe organizimit gjithëkombëtarë në shërbim të kauzës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në foto unë dhe Avni Kastrati nga Drenica, në shoqërinë e bashkëluftëtarëve Dilaver Goxhaj alias Shpëtim Golemi nga Shqipëria (oficer karriere) dhe Nuri Bexheti nga Tetova”, ka shkruar Shala.
/Epoka e re/