Shala publikon një fotografi me gazetarë nga lufta e UÇK-së
30 dhjetor 2018
| 10:10
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat Shala, ka publikuar një fotografi nga koha e luftës çlirimtare, së bashku me disa gazetarë.
“Mirëmëngjesi! Sot po sjellë edhe një fotografi tjetër nga koha e angazhimit tim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në foto unë së bashku me Zenel Kastratin, Sherif Krasniqin dhe Martin Çunin (gazetarë dhe reporter i luftës i Radios ‘Kosova e lirë’).
Fotografia është realizuar në zonat e luftës ne Drenicë ne pranverën e hershme të vitit 1999”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/