Shala: Qeveria ka dalë jashtë kontrollit kushtetues
13 prill 2020
| 23:47
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se qeverisë së shkarkuar i ka dalë jashtë kontrollit gjendja me pandeminë COVID-19.
Po ashtu, ai ka thënë se qeveria e shkarkuar ka dalë totalisht jashtë kontrollit kushtetues.
“Qeverisë së shkarkuar i ka dalë jashtë kontrollit gjendja me pandeminë COVID 19, ndërsa tashmë qeveria e shkarkuar ka dal totalisht jashtë kontrollit të kushtetutës”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
/Epoka e re/