Shala: Qeveria Kurti ka keqmenaxhuar skajshëm sektorin energjetik, duke shkaktuar rritje 120% të çmimit

27 dhjetor 2024 | 18:51

Kandidati për deptutet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka komentuar situatën me energji elektrike në vendin tonë.

Shala në një prononcim dhënë për GazetaBlic, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të skajshëm për sektorin energjetik.

“Qeveria Kurti gjatë tërë mandatit të tij, ka keqmenaxhuar në mënyrën më të skajshme sektoriin energjetik të vendit dhe si rezultat i keqmenaxhimit dhe i paaftësisë së qeverisë kemi ardh në një situartë ku tashmë nuk kemi mjaftueshëm prodhim të erenrgjisë elektrike. Nuk kemi mënyrë të organizimit dhe të menaxhimit të kapaciteteve gjeneruese siç është KEK-u, tërë sektori energjetik i vendit sot ndodhet në ushtryes detyre, e me ish drejtorin me afera korruptive e me ngritje aktakuzash”, u shpreh Shala.

Ai tha se kjo qeveri në kohën sa ishte në opozitë e ka përdorur këtë sektor për marketing e për propagantë, ndërsa tani, sipas tij për shfrytëzim të parasë qytetare.

“Qeveria Kurti e ka përdorur sektorin energjetik edhe për marketing dhe propagantë të kaluarën, ndërsa gjatë tërheqjes qeveritare e ka përdorur shfytëzim të parasë qytetare ku ka pasur shumë afera dhe dyshime të mëdha në involvimin e qeverisë në transaksionet energjetike rajonale jo vetëm në Kosovë”, theksoi ai.

Tutje, Shala thotë se shkaku i keqmenaxhimit, ka 120% rritje të energjisë elektrike.

“Qeveria Kurti e ka refuzuar gazin amerikan dhe nuk ka krijuar asnjë megavat orë energjinë të re pordhuese, pra ka keqmenaxhuar edhe me pjesën e mirëmbajtejes dhe rivilatizimit të KEK-ut dhe sot kemi rezultat 120% të ngritjes së energjise dhe sot kemi situatën që edhe përkundër ngritjes së çmimit të energjisë dhe përkundërr mbi 560 milionë euro që i ka kushtuar buxhetit të Kosovës subvencionimi përkëto katër vite, ende nuk kemi rezultat dhe nuk kemi prodhim të mjaftueshëm për konsumin”, u shpreh ai.

Derisa, Shefi i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të racionalizohen me konsumin e energjisë elektrike, pasi kjo sipas tij është në të mirë të tyre dhe sigurimin e vendit me energji.

“Siç do dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurimit për vete dhe për gjithë vendin tonë”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës e ka kujtuar Izet Demajn, zyrtarin policor,…