Shala: Qeveria Kurti la jashtë trajtimit vlerat e UÇK-së
29 tetor 2024
| 16:25
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar qeverinë Kurti për lënien jashtë trajtimit të duhur të vlerave me sublime të shtetit, ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kjo qeveri la jashtë trajtimit vlerat më sublime të këtij shteti, vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Shala krahas videos së publikuar në “Facebook”.