Shala: Qeveria Kurti vetëm gjatë dy viteve të fundit ndau mbi 100 milionë euro për rrymën në veri

19 shkurt 2023 | 23:27

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë dy viteve të fundit kanë ndarë mbi 100 milionë euro për faturat e rrymës në veri të Kosovës.

Sipas Shalës kjo shumë është shuma e madhe e ndarë për këtë çështje që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk e di nga i kanë dal Kurtit këto 300 milionë euro për periudhën e pas luftës, por unë e di që nga shpallja e pavarësisë dhe deri me ardhjen e Qeverisë Kurti kanë shkuar rreth 80 ose 85 milionë euro në pjesën e Veriut, ndërsa në kohën në këto dy vitet e fundit, qeveria Kurti ka ndarë mbi 100 milionë euro do të thotë, nëse e përllogarisimin vitin 2021 dhe 2022 janë shumë, janë shumë më shumë se sa gjithë periudha pas pavarësisë”, ka thënë ai për emisionin “Expose”.

Shala ka treguar se në kohën kur do të fillonte implementimi i kësaj marrëveshje do të fillonte ndërprerja e derdhjes së parasë së taksapaguesve tanë në drejtim të veriut.

“Politikisht, Serbia por edhe me paaftësinë e Qeverisës së Kosovës, improvizoi apo nxori në plan disa problem të tjera që ishte çështja e targave dokumentacioneve, kriza në institucionet e veriut të Kosovës dhe të gjitha këto e lanë në heshtje atë marrëveshje dhe qeveria jonë në bashkëpunim me mekanizmat që kanë qenë pjesë e implementimit të saj, pra edhe me politikat serbe arritën ta harrojnë këtë udhërrëfyes dhe për pasojë vitin e kaluar kemi pasur rreth 100 milionë euro mjete të taksapaguesve tanë që kanë shkuar në pjesën në veri jashtëligjshëm”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesorët Ramë Vataj dhe Idriz Vehapi, të cilët janë edhe…