
Shala: Qeveria po e përgatit terrenin për rritjen e çmimit të energjisë
Deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë për mundësinë e një rritjeje të çmimit të energjisë në muajin që vjen.
Ai ka thënë se është afati kohor ligjor për shqyrtimin e tarifave dhe se institucionet e shtetit duhet të përgatiten për këtë fazë.
“Është afati kohor ligjor i shikimit të tarifave dhe institucionet e shtetit duhet të parapërgatiten për këtë fazë. Nga ajo që shihet, qeveria në shkurt e ka përgatitë terrenin për një rritje të çmimit të energjisë për muajin që vjen e kjo s’do duhej të ndodhte”, shprehet Shala.
Ai ka akuzuar Qeverinë për vazhdimin e logjikës së keqqeverisjes në sektorin energjetik.
“Goditje e rëndë për ekonominë dhe konsumatorin, logjika e keqqeverisjes në sektorin energjetik po vazhdon ende”, deklaroi Shala për “Front Online”.