Shala: Qeveria po u bënë presion ushtruesve të detyrave në shërbimin civil që të nënshkruajnë vendime të kundërligjshme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë me dije se qeveria Kurti është duke u bërë presion shërbyesve civilë të cilët janë duke ushtruar detyrat në pozicionet udhëheqëse në administratën publike.
Ai ka alarmuar se pushteti është duke u bërë presion këtyre shërbyesve që të nënshkruajnë vendime të kundërligjshme.
“Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës, të ndal presionin ndaj shërbyesve civil të cilët ushtrojnë detyrat në pozicione udhëheqëse, që të njëjtit të nënshkruajnë vendime përkundër bazës ligjore, çdo vendim apo autorizim nga ushtruesit e detyrave është në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi, dhe përbën shkelje të rëndë. Andaj, ftojmë shërbyesit civil në këto pozicione të mos bien pre e këtyre presioneve sepse do të ballafaqohen me pasoja për të cilat do të merren institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.