Shala rikthehet te Erzurumspori

13 shtator 2023 | 15:02

Herolind Shala është u rikthyer në futbollin turk. Mesfushori kosovar qëndroi për dy vite te skuadra turke Erzurumspor, por që u largua në qershor të këtij viti.

Përkundër se ishte në bisedime me disa klube të tjera, ai nuk arriti marrëveshje dhe ka vendosur të rikthehet sërish në Eruzurum. Në fakt klubi turk ka këmbëngulur për rikthimin e tij që nga muaji qershor, por vetëm tani e kanë bindur atë. Shala është prezantuar tani te skuadra turke dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ndeshjen e parë me fanellën e Erzurumit për sezonin e ri Shala pritet ta zhvilloj në fundjavë ndaj Altay.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hasan Sejdiu B.I, shpall të pavleshme çertifikatën e TVSH-së me…