Shala: Rinia e Kosovës ka zgjedhur Nismën për adresë të tyre
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate Endrit Shala është shprehur i ngazëllyer me përkrahjen që ka marrë nga rinia e Kosovës në tubimin elektoral në Prishtinë.
Shala përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka falenderuar përkahësit duke u premtuar se ai do jetë dora e përkrahjes kurdo që ata kanë nevojë.
Shala ka thënë se me 6 tetor ai dhe Nisma do të festojnë bashkë për shtetin.
Statusi i plotë:
Rinia e Kosovës ka zgjedhur Nismën Socialdemokrate për adresë të tyre
Veç edhe dy ditë na ndajnë nga dita kur me gjithë këta të rinj dhe mijëra qytetarë të tjerë nga e gjithë Kosova, do të festojmë Bashkë për Shtetin.
Rinia e Prishtinës dhe e gjithë Kosovës, tash e kanë një adresë për përkrahje, një adresë për të adresuar problemet, dhe do ta kenë një qeveri që do u zgjat dorën kurdo që ata kanë nevojë.
Tubimi i sotëm në Prishtinë është prova më e mirë që rinia e ka zgjedhur rrugën socialdemokrate, për ta dhe për Kosovën.
Mbeta i fascinuar me gjithë vullnetin e kësaj rinie për ndryshim, me vullnetin e tyre për ta bërë kthesën në Kosovë, për ta përkrahur Nismën Socialdemokrate.
Faleminderit që ishit me ne sonte, faleminderit që bashkë po e bëjmë të mundur fitoren.
Unë dhe NISMA Socialdemokrate do të jemi gjithmonë dora juaj mbështetëse.