Shala: Shënuam pak gola ndaj Malit të Zi, shkojmë për fitore në Çeki
14 tetor 2019
| 23:59
Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, ka folur pas takimit me Malin e Zi. Kosova fitoi 2-0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit. Ndërkohë për Shalën kjo ishte loja e parë pas një mungese për shkak të lëndimit.
“Kam munguar shkaku i lëndimeve por sot e ndjeva vetën shumë mirë me qenë në grup dhe me përfaqësuar shtetin”, ka thënë Shala.
Ai ka folur edhe për ndeshjen tjetër që Kosova do e zhvillojë muajin që vjen kundër Çekisë, lojë shumë e rëndësishme për Kosovën. “Normalisht se jemi gati. Përqendrimi ka qenë maksimal dhe kemi merituar më shumë gola”, ka treguar Shala.
“Synimi jonë kanë qenë këto tre lojë. Loja e parë përfundoi dhe duhet me qenë të përgatitur në maksimum. Do të shkojmë në Çeki për fitore”, ka shtuar Shala.