Shala: Statusi i Kosovës nuk është temë e takimit në Shtëpinë e Bardhë

19 gusht 2020 | 23:41

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Blerim Shala, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi dhe takimit të shefave të këtyre shteteve, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuciq, në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

Shala ka thënë se statusi i shtetit të Kosovës nuk do të diskutohet në këtë dialog

“Statusi i Kosovës nuk është temë e dialogut”, është shprehur Shala në emisionin Pressing të T7.

“Nuk është rasti i njëjtë me Bosnjën dhe Hercegovinën, kjo për shkak se rasti i tyre është më i komplikuar”, ka thënë Shala.

Tutje, ai tha se as i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk ka menduar se gjithçka do të rregullohet me një takim në Shtëpinë e Bardhë.

“As Grenell nuk ka menduar se gjithçka do të arrihet me një takim në Shtëpinë e Bardhë. Ideja e tij ka qenë që të punohet në rrafshin ekonomik, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të afrohen në mes veti”, ka shtuar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë gjinekologu Dr. Burim Krasniqi pas përballjes me…