Shala: Takimet me ZRrE-në janë në interes të sektorit energjetik të Kosovës
23 tetor 2023
| 16:44
Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala së bashku me anëtarët e këtij komisioni kanë vizituar të hënën Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Me këtë rast, Shala ka thënë se takimet me ZRrE-në janë në interes të sektorit energjetik të Kosovës.
“ZRrE-ja si rregullator i pavarur ekonomik i përgjigjet Komisionit funksional për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës. Sot, bashkë me disa anëtarë të këtij komisioni vizituam këtë institucion , së bashku mbajtëm një takim pune. Në fund u dakorduam që takimet e tilla duhet të mbahen, janë të rëndësishme dhe ne interes të sektorit energjetik”, ka shkruar Shala në “Facebook”.