Shala takohet me Aziz Zhilivodën e Ri
Në kuadër të fushatës paraelektorale, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka takuar Aziz Zhilivodën e Ri.
Ai ka thënë se biseda me Azizin ia ka forcuar edhe më shumë bindjen se dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës dhe të besës.
“Aziz Zhlivoda e mban me shumë krenari emrin e gjyshit të tij – luftëtarit të madh, Aziz Zhilovodës.
Biseda me Azizin ma forcoi edhe më shumë bindjen se Dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës, burra të besës, burra si Azizi i Ri, i cili e kultivon dhe e nderon trashëgiminë atdhetare të paraardhësve të vet. Aziz Zhilivoda sot dëshmon se protagonistët kryesor që ndryshuan historinë tonë, janë gjak fisnik që ripërsëritet si vazhdimësi historike”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.