Shala takohet me djalin e heroit të Kosovës, Halim Bajraktari

27 janar 2021 | 11:36

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në kuadër të takimeve me personalitete që kanë të kaluar kombëtare dhe patriotike, është takuar sot në mëngjes me djalin e heroit të Kosovës, Halim Bajraktari.

Me këtë rast, Shala ka thënë se Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij.

Me Halim Bajraktarin e Ri. Halimi me krenari mban emrin e babait të tij, Heroit të Kosovës – Halim Bajraktarit. Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re. Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “‘Pëllumbi’”.

“Halim Bajraktari shërbeu si një ushtar trim në beteja, kurse shembullor në përgjegjësi, derisa ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në pozicionet te Shkëmbi i Gradinës. Bashkë me Halim Bajraktarin aty kanë rënë dëshmorë edhe Mentor Morina nga fshati Arllat dhe Ramadan Bytyçi nga fshati Gjergjaj.
Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Igli Tare në emisionin “Sport Time” e ka komentuar grupin…