Shala takohet me drejtorin e sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, i ofron bashkëpunim
Kryetari Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka pritur në takim drejtorin e sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, Artur Lorkowski.
Shala ka thënë se në këtë takim është prezantuar raporti implementues për Kosovës për vitin 2023.
Me këtë rast, Shala ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim reciprok në tejkalimin e sfidave të energjisë.
“Sot pritëm në takim z. Artur Lorkowski, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, i shoqëruar nga z. Dirk Buschle dhe znj. Olena Antonova, për të prezantuar raportin implementues të Kosovës për vitin 2023. Shpreha gatishmërinë dhe interesin që të shtojmë bashkëpunimin në mënyrë që t’i tejkalojmë sfidat e këtij sektori”, ka shkruar Shala në “Facebook”.