Shala takohet me Imer Deliun, e quan njeri të qëndresës, luftës dhe shpresës

29 janar 2021 | 11:22

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me Imer Deliun, i cili në kohën kur në Abri të Drenicës ishin masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, kishte luftuar ballë për ballë me forcat serbe.

Shala ka thënë se vetëm zemra e Imer Deliut e di se si është të luftosh dhe të shpresosh në ato ditë dhe javë të ngrysura pas masakrës së Abrisë.

“Me Imer Deliun – njeriun që është shëmbëlltyra e qëndresës, e luftës dhe shpresës. Kur Serbia gjakatare vrau dhe masakroi 23 anëtarë të Familjes Deliu në Abri të Drenicës, më 26 shtator të vitit 1998, Imer Deliu nuk u dha, as nuk u dorëzua. Përkundrazi, ai vazhdoi luftën edhe më i vendosur, bashkë me shumë trima të tjerë nga Abria heroike. Vetëm zemra e Imer Deliut e di se si është të luftosh dhe të shpresosh në ato ditë dhe javë të ngrysura pas masakrës së Abrisë. Edhe pse iu vranë të gjithë anëtarët e familjes, Imeri nuk i vrau shpresat brenda shpirtit të tij, por bashkë me UÇK-në rilindi shpresa të reja, shpresa për jetë dhe për liri. Edhe sot, shëmbëlltyra qëndrestare e Imer Deliut na jep forcë dhe shpresë për beteja të reja, që të kemi një jetë më të mirë, në Kosovën tonë që e kemi paguar shumë shtrenjtë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i prodhimit, si një ndër shtyllat më me ndikim…