Shala takohet me kryetarin e Kaçanikut: PDK-ja mburret më të

04 shkurt 2021 | 12:30

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, për të cilin ka thënë se kjo parti është krenare.

“Kontributi kombëtar i familjes së dr. Besimit, është tregim më vete. Atë tregim më së miri e ka shkruar babai i tij, dëshmori Qamil Ilazi – Komandant Bardhi. Me dr. Besimin mburret PDK-ja, sepse personalitetet si ai janë vlerë jo vetëm për një komunë, por për krejt Kosovën”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin

Besim Ilazi është njëri prej shembujve ekselent të lidershipit në Kosovën e pasluftës. Ai e udhëhoqi komunën e Kaçanikut për disa mandate, duke e transformuar atë në një qytet të zhvilluar, me infrastrukturë nga më modernet në rajon, qytet me fytyrë evropiane.

Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë është krenuar me kryetarin Ilazi, sepse ai më së miri e ka imlpementuar në praktikë vizionin e saj evropian e perëndimor për Kosovën.

Kontributi kombëtar i familjes së dr. Besimit, është tregim më vete. Atë tregim më së miri e ka shkruar babai i tij, dëshmori Qamil Ilazi – Komandant Bardhi.

Me dr. Besimin mburret PDK-ja, sepse personalitetet si ai janë vlerë jo vetëm për një komunë, por për krejt Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë ka vizituar sot në Qendrën Klinike Stomatologjike…