Shala takohet me minatorin dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Avdi Uka

22 janar 2021 | 12:46

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është takuar Avdi Ukën, i cili sipas tij do të mbetët gjithmonë hero i gjallë i minatorëve të Kosovës.

Shala ka bërë me dije se minatori Uka ishte bërë pjesë e UÇK-së në kohën kur Kosova luftonte për liri.

“Ndejat me Avdi Ukën janë gjithmonë kënaqësi e motiv. Emri i tij personifikon njeriun e pamposhtur të Kosovës. Në kujtesën tonë historike, Avdi Uka mbeti gjithmonë hero i gjallë i minatorëve kosovarë. Në minierat e ‘Trepçës’ ai u kalit si punëtor i paepur dhe si luftëtar që s’njeh dorëzim. Betimin që e kishte bërë para shokëve minatorë më 1989 – se kurrë nuk do të dorëzohej para se armikut, e bëri dëshmi dhjetë vjet më vonë kur me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së. Avdi Uka është simboli i njeriut të pamposhtur të Kosovës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 14 people, people sitting, people standing, beard and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keidi Bare e kishte të vështirë fillimin te Espanyoli, pasi…