Shala takohet me veprimtarin e çështjes kombëtare që shoqërohej me Demaçin dhe Lladrovcin

22 janar 2021 | 18:07

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është takuar me veprimtarin e çështjes kombëtare, Besim Baraliu.

Shala ka thënë se Besimi Baraliu gjatë veprimtarisë së tij ka pasur fatin të bashkëpunojë me Adem Demaçin dhe Fehmi Lladrovcin.

“Në konakun e Besim Baraliut. Familja Baraliu nga Bukoshi i Therandës ka dhënë shumë intelektualë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare – mes tyre edhe Besimin, i cili në jetën e tij u burgos shumë herë nga regjimi pushtues serbo-jugosllav. Gjatë viteve të burgut nëpër kazamatet jugosllave Besimi përjetoi tortura të rënda, por, megjithatë, ai pati fatin që aty të shoqërohej me figurat më eminente politike që e krijuan historinë e re të Kosovës, me: Adem Demaçin, Fehmi Lladrovcin … dhe me shumë të tjerë. Edhe pse dallueshëm për nga mosha, Besimi dhe shokët e brezit të tij mësuan shumë nga shëmbëlltyra qëndrestare dhe atdhetare e Adem Demaçit, të cilën e zbatuan në mënyrë shembullore gjatë luftës së UÇK-së. Që prej themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Baraliu është njëri prej aktivistëve më të devotshëm, por ai, si çdo herë, më shumë preferon të veprojë se sa të flasë. Përkushtimin ndaj PDK-së Besimi e ka dëshmuar më shumë se kurrë tani, në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke kandiduar të bijën, Gresa Baraliun, për deputete të ardhshme të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 26 janari pasagjerët që do të udhëtojnë drejt SHBA-së…