Shala takohet me veprimtarin e çështjes kombëtare, Halil Krasniqi
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, Halil Krasniqi.
Shala ka thënë se Halil Krasniqi është modeli i personalitetit shqiptar që për ideal prore i ka porositë atdhetare të rilindësve kombëtarë shqiptarë.
“Me veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, Halil Krasniqin. Halili ishte shok dhe bashkëveprimtar i figurave qendrore të Lëvizjes sonë Kombëtare – i atyre që të parët e nisën luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Fadil Vatës, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut … e shumë, e shumë të tjerëve. Me mbi 40 vjet veprimtari Halili kurrë nuk di lodhje … çdo herë me elanin e një djali të ri! Arsimtar me përkushtim të lartë dhe etikë intelektuale, Halil Krasniqi është modeli i personalitetit shqiptar që për ideal prore i ka porositë atdhetare të rilindësve kombëtarë shqiptarë. Pranë këtij veterani të Partisë Demokratike të Kosovës natyrshëm ndihet fitorja e padiskutueshme e 14 shkurtit”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.