Shala takon bacën Isuf Gashi, shtëpia e të cilit ishte njëra nga bazat e UÇK-së

19 janar 2021 | 21:48

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar bazën Isuf Gashi, shtëpia e të cilit ishte një ndër bazat kryesore e UÇK-së.

Shala ka thënë se kur kishte nisur lufta frontale më 1998, ai kishte dalë në istikame dhe si një burrë trim i’u kishte dhënë zemër djemve trima të Anadrinit e Llapushës, në betejat më të përgjakshme.

“Në odën e Bacës së madh të UÇK-së, Isuf Gashit, në Drenovc të Anadrinit. Tregimi për Bacën e UÇK-së, është njëri nga më qëndrestarët e luftës sonë për liri. Sakrificat dhe shërbimet që ia bëri për Kosovën, kurrënjëherë nuk mund të shpaguhen me asnjë lloj çmimi. Shtëpia e tij qysh herët u bë njëra nga bazat kryesore të UÇK-së, kurse vet ai njëri prej luftëtarëve të orëve të para. Kur krisi lufta frontale më 1998 Baca doli në istikame dhe si një burrë trim u dha zemër djemve trima të Anadrinit e Llapushës, në betejat më të përgjakshme. Në njërën nga to, në Betejën e Rahovecit, mori plagë të rënda. Edhe për kundër moshës, plagët nuk e ligështuan, as nuk e mposhtën. Baca sërish iu kthye betejave, deri në fitoren e plotë, më 1999. Sot, Baca, si një burrë fisnik e shumë i nderuar në mbarë shqiptarinë, pret miq në kullën e tij në Drenovc, dhe, natyrisht, i gëzohet lirisë për të cilën dha shumë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të…