Shala takon gazetarin e luftës dhe ish-ushtarin e UÇK-së, Gazmend Elshani

26 janar 2021 | 11:29

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka takuar ish-ushtarin e UÇK-së dhe gazetarin e luftës, Gazmend Elshani.

Shala ka thënë se Elshani me xhirimet e tij i kishte dhënë jehonë luftës se UÇK-së.

“Me mikun e vjetër, ish-ushtarin e UÇK-së, gazetarin e luftës – Gazmend Elshanin. Gazi ishte njëri nga reporterët e paktë që e memorizoi dhe dokumentoi luftën tonë. Me kamerën e tij ai shumë herë e vuri jetën në rrezik. Xhirimet që realizoi Gazi u bënë jehonë e fuqishme e luftës sonë në mbarë botën. Gazi nuk ka ndryshuar as tani në kohë paqe: ai çdo herë reflekton dinjitet dhe personalitet. Nga biznesi i suksesshëm që drejton sot shumë familje kosovare realizojnë të ardhurat e jetës. Gazi është një intelektual që dashurinë për atdheun kurdo e ka moto të jetës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“KRU Prishtina” ka njoftuar konsumatorët, se për shkak të situatës…