Shala takon mësuesin Pajazit Krasniqi: Ishte frymëzues i brezit kryengritës ndaj pushtuesit

25 janar 2021 | 11:36

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me mësuesin e tij, Pajazit Krasniqi.

Me këtë rast, Shala ka thënë se Pajazit Krasniqi ka qenë një ndër frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit.

“Një takim mallëngjyes me mësuesin tim, Pajazit Krasniqin.  Pajazit Krasniqi, bashkë me Sherif e Jakup Krasniqin, ishin frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit. Shkolla e Negrocit ku punoi mësuesi Pajazit u bë çerdhe e shumë atdhetarëve të ’81-shës, të ’89-tës … dhe më në fund, luftës çlirimtare. Pajazit Krasniqi sot është një simbol, fanar i gjallë që me  shëmbëlltyrën e tij ndriçon edhe për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, është afër dorëheqjes. Conte synon…