Shala takon minatorët e ndërmarrjes ‘Trepça’ (Foto)
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala është takuar me kolegët e vjetër të ndërmarrjes “Trepça”.
Shala, i cili dikur ka qenë drejtor i ndërmarrjes “Trepça”, ka thënë se askush si minatorët nuk ia dinë vlerën tokës së Kosovës.
“Kënaqësi t’i takosh kolegët e vjetër, inxhinierë e minatorë duarartë të ‘Trepçës’! Pakkush si minatorët e ‘Trepçës’ ia di vlerën tokës sonë. Askush si minatorët e ‘Trepçës’ nuk i njohu vuajtjet e popullit tonë. Pakkush sa minatorët e ‘Trepçës’ e patën ideal Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur përkrah vendeve të zhvilluara të Evropës. Stantërgu i minatorëve, ashtu sikur në vitin 1989, njëjtë edhe më 2019, reflekton plot dritë e shpresë për vendin tonë. Me fat, minatorë!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/