
Shala takon shokun e studimeve që jeton në Bruksel: S’guxojmë ta harrojmë kontributin e mërgatës
18 maj 2023
| 11:46
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, bërë me dije se ka pritur të takim në ambientet e Kuvendit në mysafir të veçantë.
Bëhet fjalë për shokun e studimeve, Ibrahim Hajdarin, i cili jeton dhe vepron në Bruksel.
Me këtë rast, Shala ka thënë se Kosova nuk guxon ta harrojë asnjëherë kontributin e mërgatës.
“Sot kisha kënaqësinë e veçantë të kisha mysafir Ibrahim Hajdarin, shokun tim të studimeve dhe të aktivitetit, që nga periudha e rinisë studentore.
Ibrahimi na ka bërë nderë si student, na bënë nderë edhe sot si ekspert dhe intelektual në Bruksel. Nuk guxojmë në asnjë rast dhe rrethanë të harrojmë kontributin e specialistëve dhe intelektualëve në mërgatë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.