Shala: Të vetmin plan që kanë prishur Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi është ai i Serbisë
29 janar 2025
| 14:22
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka folur për bashkëluftëtarët e tij të cilët janë duke u ballafaquar në Hagë me Gjykatën Speciale.
Shala ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë prishur vetëm planet e Serbisë.
“I vetmi plan që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë prishur është plani i Serbisë. Ata kanë realizuar ndryshime epokale dhe ne i kemi borxh atyre, si dhe shumë brezave të tjerë, që ta ruajmë dhe ta bëjmë këtë vend të prosperojë. VOTO #PDK131 dhe #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.