Shala: Televizioni nuk rrezikohet nga teknologjia, por ai fuqizohet

21 nëntor 2018 | 09:04

Sot do të shënohet Dita Botërore e Televizionit. Kjo ditë simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.

Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Mentor Shala, tha se sot televizioni është mediumi më i fuqishëm në botë.

“Sot mediat online janë ato që po determinojnë jetën politike dhe shoqërore. Për vite këtu sa jam në RTK shumë gjëra kanë ndryshuar”, tha drejtori Shala sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij sot teknologjia në RTK është e jashtëzakonshme. ‘Sot dhoma e masterit në RTK, është një inovacion dhe jemi njëri ndër TV e para në Evropë që kemi këtë teknologji moderne. Tani gjithçka punohet me një tastierë dhe gjithçka është më e shpejt”, tha ai.

Shala vlerësoi se megjithëse ka pasur dilema se sot televizionet mund të rrezikohen nga zhvillimet e teknologjisë. “Nuk është rrezikuar, por vetëm është fuqizuar, televizionet po zhvillohen teknologjia kanë  mundësuar të kemi edhe në xhep televizionin, çdo ditë e më shumë televizioni po zhvillohet e fuqizohet”, tha ai.

Kurse për zhvillimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), drejtori Shala, bëri me dije se kanë planin. “Ne kemi staf shumë kualitativ, kemi hartuar planin si do të duket RTK. Ne jemi të parët që po implementojmë këtë teknologji dhe kjo po është arritur falë nga një donacion japonez. Financimi po na shkakton shumë probleme, duhet shumë ngadalë, ne e dimë qëllimin, por për shkak të aspektit financiar duhet gradualisht të ecim përpara”, tha ai.

Ai tha se me Ligjin e ri për transmetuesin, do të zgjidhen shumë aspekte që kanë të bëjnë më funksionimin e RTK-së. “Me mos miratimin e Ligjit të RTK-së, televizioni publik mbetet pa investime, ky është njëri ndër transmetuesin më të mirë publik në rajon dhe ne jemi shembull për diversitetin kulturor me një buxhet kaq të vogël. Ne kemi një buxhet shumë të vogël, por jemi të parët në shumë procese”, tha ai.

Sipas tij deri në vitin 2020 do të përfundojë me investimet teknologjike. Edhe për projektin që ka të bëjë me ndërtimin e objektit të ri. “Ai objekt i mbetet shtetit dhe është një aset i vendit”, deklaroi ai.

Edhe përfaqësuesit e EBU-së, sipas të parit të RTK-së janë shprehur të fascinuar me zhvillimet që janë në RTK. “Ata janë të befasuar me neve, me gjithë këto kushte që nuk janë të mira, për ta është një paradoks”, pohoi ai.

Për klikimet që RTK i ka në mediat online dhe në youtube, Shala bëri me dije se janë të parët në rajon. “Ne kemi dëshmuar se publiku e donë RTK-në, politika duhet të ruajë transmetuesin publik, RTK është pasqyra e shtetit të Kosovës, ne kemi staf kreativ dhe dihet qëllimet që janë shumë të qartë”, tha Shala.


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, e cila po zhvillon punimet…