Shala: Tendencat për njollosjen e luftës së UÇK-së janë të papranueshme

24 gusht 2020 | 22:19

Pas ftesës nga Gjykata Speciale, deputeti Haxhi Shala ka thënë se tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të papranueshme.

Shala është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar.

Ai do të paraqitet atje më 8 shtator.

“E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së -Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti”.

“Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranueshme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Anisa Bahiti Në vitin 1948 kur David Ben Gurioni,…