SHALA THOTË SE KA ARRITUR T’I GRUMBULLOJË 2 MIJË KASETA DHE MBI 1 MIJË CD ME DËSHMI NGA LUFTA NË KOSOVË

27 shtator 2022 | 00:47

Esat Shala-mbledhës i dëshmive të krimeve të luftës në Kosovës sonte në Tëvë1 ka rrëfyer ngjarjen për mbledhjen e dëshmive dhe video –incizimeve të luftës së fundit në Kosovë.

Ai thotë se ka arritur që t’i sigurojë 2 mijë kaseta dhe mbi 1 mijë CD.

“Kam hulumtuar të gjejë video, e kam gjetur një video-incizim të luftës së Llapushnikut edhe të Lladrovcit dhe çdoherë kom provuar të gjej diçka  që nuk është në Youtube, një fakt interesant dhe prej një kasetës kam arritur t’i bëj 2 mijë kaseta, nga dy orë të paktën një incizim dhe mbi 1 mijë CD”, tha ai.

Shala tutje gjatë emisionit “Info Nata”, tha se e ka pasur shumë të vështirë që t’i sigurojë ato video – incizime për arsye se ishte shumë i ri në moshë

“Fillimisht nuk m’i kanë dhënë këto video për arsye se unë kam qenë shumë i ri,  për shkak të rëndësisë që kanë pasur ato video- incizime  nuk m’i kanë dhënë dhe nuk më kanë besuar për shkak të moshës që e kam pasur por vazhdimisht nuk kam hequr dorë dhe kam arrit që t’i bindi ata persona dhe ua kam marrë ato incizime”, shtoi Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rtv 21 në emisionin televiziv të datës 26.09.2022, me…