Shala thotë se programi i PDK-së mbështetet në ekspertizën e profesionistëve
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, pa pritur në takim miq dhe shokë intelektualë me të cilët ka biseduar për programin elektoral të kësaj partie.
Shala ka thënë se programi i PDK-së mbështetet në ekspertizën e profesionistëve të cilët e shohin Kosovën duke ecur drejt sukseseve.
“Kisha kënaqësinë të ndaj ide dhe diskutime me miq e shokë intelektualë nga të gjitha trevat e Kosovës. Programi ynë zgjedhor mbështetet fuqishëm mendimin dhe ekspertizën e njerëzve të ndritur, të cilët e shohin Kosovën me sy të qartë dhe zemër të hapur për të adresuar nevojat dhe sfidat e vendit tonë në fusha jetike si ekonomia, industria, siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.