Shala tregon projektet që kishte realizuar sa ishte ministër (Video)
10 shkurt 2021
| 18:07
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka publikuar edhe një videospot, nëpërmjet të cilit ka treguar punën që ka bërë gjatë kohës sa ka qenë ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas këtij videospoti, Shala në kohën sa ka qenë ministër kishte filluar zbatimin e projekteve për trajtimin e ujërave të ndotura në vlerë prej mbi 110 milionë euro.