Shala: UÇK-ja është simbol i lirisë, krenari dhe identitet
22 tetor 2024
| 22:55
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është simbol i lirisë, krenari dhe identitet kombëtar.
Ai në “Facebook” ka postuar një fotografi me Kadri Veselin, Lulin e UÇK-së, duke thënë se kjo ushtri është projekti më madhor i shqiptarëve.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simbol i lirisë. Është krenari dhe identitet. Është projekti më madhor i shqiptarëve në 100 vitet e fundit, kurorëzim i përpjekjeve ndër vite për liri e pavarësi të Kosovës”, ka shkruar Shala në “Facebook”.