Shala urdhëron inspektoratin të bëjë verifikimin e peshoreve para nisjes së sezonit të korrje-shirjeve
02 korrik 2019
| 14:52
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë me dije se me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, sot ka urdhëruar Agjencinë e Metrologjisë dhe Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ta bëjnë verifikimin e jashtëzakonshëm të peshoreve para nisjes së sezonit të korrje-shirjeve.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbrojtja e konsumatorit është prioritet i imi dhe verifikimi i peshoreve do të vazhdojë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
/Epoka e re/