Shala urdhëron verifikimin e secilit produkt që tregtohet në Kosovë

21 shkurt 2019 | 12:37

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së që në bashkëpunim me Inspektoratet Komunale të bëjnë inspektime intensive të tregut në Republikën e Kosovës, për të verifikuar çdo dokumentacion të produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe nga vendet tjera dhe krahasimin e këtyre dokumenteve me produktet e ekspozuara në tregun tonë.

Qëllimi i këtij aksioni është që të bëhet verifikimi dhe sekuestrimi i secilit produkt që mund të jetë i kontrabanduar dhe tregtohet në Republikën e Kosovës.

“Unë jam i angazhuar çdo ditë, që MTI të jetë zë i bizneseve, dhe poashtu të përmirësojmë klimën e biznesit në vendin tonë, po ashtu MTI është e obliguar që të zbatoj ligjin dhe kushtetutën e vendit tonë.Është obligim ligjor dhe kushtetues që të ndalojmë çdo lloj kontrabande, të sekuestrojmë çdo produkt për të cilin nuk dëshmohet prejardhja. Me këto veprime në po mbrojmë qenien e shtetit tonë, dhe njëkohësisht konsumatorin rrjedhimisht qytetarin e Kosovës”, është shprehur Shala.

Sipas ministrit Shala institucionet e vendit tonë do të kenë informacione të sakta për secilin produkt që tregtohen në vendin tonë.

“Prandaj, Inspektorati i Tregut së bashku me inspektoratet komunale janë të obliguara që në bazë të kësaj urdhërese të dërgojnë raporte javore për të gjitha të gjeturat gjatë inspektimeve në tregun e Republikës së Kosovës”, ka thënë Shala.

 

Shala u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që operojnë në Republikën e Kosovës që të furnizohen me produkte të cilat ikanë kaluar të gjitha procedurat doganore, sanitare dhe fito-sanitare para se të ekspozojnë këto produkte për konsumatorët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë me dije sot…