Shala: ‘Ushtruesit e detyrës’ të KPMM-së nuk mund të raportojnë në Komisionin për Ekonomi (Video)
24 shtator 2024
| 19:07
Mes tensioneve dhe përplasjeve është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën nuk u arrit të shqyrtohet Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2023.
Përplasja filloi pas insistimit të kryesuesit të Bordit të KPMM-së, Habib Basholli, i cili kërkoi që në raportim të ulët edhe ushtruesi i detyrës, Sali Mulaj për të prezantuar raportin për vitin 2023.
Porse, me këtë nuk u pajtua kryetari i komisionit, Ferat Shala, i cili tha se i njëjti është U.D me afat të skaduar.