Shala: Veteranët e UÇK-së meritojnë trajtim dinjitoz

26 janar 2025 | 20:57

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se ushtarët e UÇK-së janë heronjtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit të kandidiatit për kryeministër, Bedri Hamza me veteranët e UÇK-së, Shala ka thënë se ata meritojnë trajtim dinjitoz.

“Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjtë e lirisë dhe pavarësisë sonë, meritojnë trajtim të drejtë e dinjitoz. Pensionet për veteranët do të rriten, dhe ne do të sigurojmë që familjet e dëshmorëve të mos i humbin ato, pavarësisht nëse janë të punësuar. Ky është borxhi ynë moral dhe zotimi ynë i palëkundur për një Kosovë më të mirë. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka…