Shala viziton biznesin e ish-ushtarit të UÇK-së: Gjithmonë do të jem në krah të bizneseve të vogla dhe të mesme

05 janar 2025 | 13:26

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka vizituar biznesin e ish-ushtarit të UÇK-së, Istref Krasniqi.

Ai ka thënë se Istrefi dhe bizneset e tjera duhet të përkrahen nga shteti, dhe si deputet do të jetë në krah të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Postimi i plotë:

Isha në vizitë tek Istref Krasniqi, një ushtar nga Negroci i ditëve të para i UÇK-së. Sot Istrefi është një ndërmarrës i suksesshëm me biznesin e tij me paleta. Ai është një punëtor i palodhshëm, dinjitoz e njerëzor, duke jetuar me djersën e vet dhe duke e mbajtur kështu tërë familjen e tij.

Istrefi dhe bizneset e tjera sikur i tij duhet të përkrahen nga shteti. Si deputet i Kuvendit, unë gjithmonë do të jem në krah të bizneseve të vogla dhe të mesme. Edhe Bedri Hamza, si kryeministër i ardhshëm, e ka në programin e tij përkrahjen për këto biznese. #MaMirë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe…