Shala viziton kullën-muze të Ahmet Delisë në Prekaz, mirëpritet nga pasardhësi i tij, baca Adem (video)
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar kullën-muze të patriotit të shquar shqiptar, Ahmet Delisë në Prekaz.
Shala është mirëpritur në kullë nga pasardhësi i Ahmet Delisë, Adem Ahmeti.
Me këtë rast, Shala ka thënë se në Drenicë kurrë nuk ka pushuar pushka për liri.
“Në kullën-muze të Ahmet Delisë, i shoqëruar nga Adem Ahmeti, pasardhësi i tij, i cili më mikpriti me shumë bujari. Në këtë kullë historike, në gjurmët e lavdisë, duke nderuar të kaluarën heroike të popullit tonë për t’u mbushur me energji e frymëzim për të ardhmen më të mirë dhe me shpresë. Shqiptarët ndër dekada e shekuj kanë luftuar për liri. Kurrë në Drenicë e në Kosovë nuk ka pushuar pushka për liri. Nuk vinte një pranverë pa dëshmorë. Krejt kjo sakrificë shekullore kulmoi dhe triumfoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nuk do të ngadhënjente sikur të mos ishte fara e mbjellë që nga Ahmet Delia dhe brezi i tij heroik”, ka shkruar Shala në “Facebook”.