Shala viziton shkollën në të cilën ishte nxënës
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala, ka vizituar shollën “Jusuf Gërvalla” në Negrovc, në të cilën e kishte kryer shkollën fillore
Ai ka thënë se është shumë i emocionuar dhe krenar me shkollën “Jusuf Gërvalla” në Negrovc, e cila sot ka festuar ditëlindjen e 70-të.
“Leksionet e mësuesve atdhetarë të kësaj shkolle u bënë jehonë për brezat e sotëm dhe porosi për brezat e së nesërmes. Shumë i emocionuar edhe me nxënësit e lirisë, të cilët nuk i paskan harruar aspak mësuesit tanë fisnikë, si Sherif Krasniqi dhe të tjerë, që e mbajtën gjallë flakadanin e diturisë në këtë pjesë të Drenicës. Krenar që kam qenë njëri nga nxënësit ëndërrimtarë të kësaj shkolle me shpirt fisnik dhe zemër të madhe. Shkolla shqipe e Negrovcit i ka themelet në djersën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit shqiptar, andaj ajo do të gëzojë edhe shumë ditëlindje si kjo e sotmja, deri sa të rrojë gjuha shqipe dhe shpirti shqiptar!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.