Shala: Xhavit Haziri, yll që nuk shuhet asnjëherë!

17 shtator 2024 | 15:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar heroin e kombit, Xhavit Hazirin.

Ai ka thënë se Xhavit Haziri është yll që nuk shuhet asnjëherë.

“26 vite ndarje nga kreatori i lëvizjes për liri. 26 vite ndarje nga themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 26 vite frymëzim, mall, krenari dhe motiv për forcimin e shtetit të Republikës së Kosovës. Xhavit Haziri, yll që nuk shuhet asnjëherë!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15 muaj pas finales në Stamboll, Manchester City dhe Interi…