SHALAJT E GJERGJICËS SHEMBULL I DASHURISË SË MADHE PËR LUFTËN ÇLIRIMTARE, PËR ATDHEUN, KOMBIN E FAMILJEN

12 shtator 2020 | 12:04

Shalajt e Gjergjicës së Drenicës, janë shembull i madh i funksionimit spektakular të familjes atdhetare, patriotike, çlirimtare, shqiptare të Kosovës!

Kështu sikur këta që funksionojnë me këtë dashuri epike për Heronjtë e familjes së Tyre dhe të Atdheut e Kombit, në truallin shqiptar nuk ka!
Këta janë të pashembullt!
Vetëm këta, dhe askush sikur këta, i madh e i vogel e marrin të porsalindurin e ulin në prehërin e Lokemadhes, të pagëzuar me emrin e djalit të saj Hero dhe e gjithë familja në mënyrë solemne të voglin e dërgojnë te shtatorja e derdhur në bronz, dhe në të dy rastet bëjnë foto historike!

I vëjnë emrin e Xhaxhit të Babit të tij, emrin legjendar të Heroit të Kombit Bedri Shala, i cili ka rënë në frontin e luftës për liri e çlirim në Junik të Kosovës me armë në duar dhe me heroizëm të padëgjuar e të paparë në arenën e luftës së armatosur çlrimtare!

Lavdi Heroit të Kombit Bedri Shala!
Jetë të gjatë e të lumtur Bedri Shalës së vogël, shëndet e suksese të mëdha!

Urojmë harmoni e funksionim perfekt, për familjen e dëgjuar e me nam të Shalajve të Gjergjicës së Drenicës! Me respekt!

Ismet Sylejmani, Prishtinë 11 Shtator 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, përballet në…