Shans i artë për Asllanin, projektohet titullar kundër Juves
25 tetor 2024
| 15:28
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar një javë më parë në gju dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e Interit ndaj Juventusit.
Me Hakan Calhanoglu të dëmtuar, Asllani është projektuar titullar nga trajneri Inzaghi, në formacionin zikaltër. 22-vjeçari është stërvitur normalisht me grupin këtë të premte dhe pritet ta nisë nga minuta e parë takimin ndaj Juventusit.
Mundësi e artë për Asllanin që ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij dhe të bindë, për një fanellë titullari edhe në ndeshjet e ardhshme. Ndeshja mes Interit dhe Juventusit është planifikuar të luhet ditën e diel, duke nisur nga ora 18:00.