Shans i artë për Asllanin, projektohet titullar sot ndaj Feyenoordit

05 mars 2025 | 12:02

Kristjan Asllani do të ketë një tjetër shans të artë sot pasdite pasi do të jetë titullar në “De Kuip”. Forma jo e mirë e Hakan Çalhanoglut ka detyruar Simone Inzagin që të bëjë planet me shqiptarin titullar në transfertën e Roterdamit.

Në stërvitjen e fundit Inzaghi ka provuar në stërvitje treshen e mesfushës të formuar nga Asllani, Barela dhe Zielinski. Në këtë mënyrë shqiptari do të ndihmohet prej dy shokëve të repartit, të cilët siç kanë treguar edhe në ndeshjet e kaluara, shpesh herë ndërrojnë vendet në fushë.

Formacioni i mundshëm i Interit: Martinez; Pavard, De Vrij, Açerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Zielinski, Bastoni; Lautaro Martinez, Thuram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte, më 5 mars 2025, Bayern Munchen do të presë…