Shantazhi për zhvatjen e familjes së Schumacherit, në hetim edhe një infermiere

17 dhjetor 2024 | 16:06

Prokuroria e Wuppertal ka hapur një çështje edhe ndaj një infermiereje në lidhje me përpjekjen për shantazh ndaj familjes së Michael Schumacher, ish-kampion bote në Formula 1.

Infermierja kishte asistuar pilotin për një periudhë të caktuar kohe, sipas agjencisë gjermane të lajmeve Dpa.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Wuppertal deklaroi se dyshimet fillestare për përfshirjen e saj në një përpjekje për shantazh janë tani objekt hetimi.

Në fillim të procesit, si i dyshuari kryesor ashtu edhe një punonjës i familjes Schumacherit përmendën infermieren, e cila, e thirrur në gjykatë si dëshmitare ditën e parë të procesit, nuk u paraqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se…