Shantazhoi shtetasen e Kosovës, arrestohet nga policia

11 gusht 2022 | 12:15

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar 28 vjeçarin nga Tetova i cili akuzohet për shantazh ndaj një shtetase të Kosovës me banim të përkohshëm në Tetovë.

“Gjatë natës (11 gusht) rreth orës 03:10, në rrugën “Prohor Pçinski” në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria28-vjeçarin K.V. nga Tetova, për shkak të dyshimit se përmes rrjetit social ka shantazhuar një shtetase Kosovare 31 vjeçare me vendbanim të përkohshëm në Tetovë.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve…